Kryetari i Forumit Rinor i Partisë Demnokratike, Besart Xhaferri foli për Fax News për protestën e sotme të opozitës së bashkuar, e cila pritet të nisë në orën 16:00 para kryeministrisë.

Ai i bëri thirrje Policisë të mos provokojë protestuesit, pasi sipas tij protesta do jetë paqësore dhe masive. Më tej Xhaferri u shpreh se sheshi sot u takon qytetarëve shqiptarë dhe janë këto të fundit ata që do të përcaktojnë se sa do zgjasë ajo.

“Policia të mos provokojë qytetarët. Protesta do jetë paqësore dhe masive. Sheshi sot i përket shqiptarëve dhe do të qëndrojnë sa të duan”, tha ai.