Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka kryer disa kontrolle për vjedhje energjie në disa fshatra të thella të qyteteve të ndryshme në vend.

Si pasojë e kontrolleve në Malësi të Madhe, Shkodër dhe deri në disa prej fshatrave të thella të Beratit, janë proceduar tetë persona të cilët vidhnin energji elektrike.

Mësohet se një pjesë prej tyre kishin ndërhyë në matësin e energjisë për të bërë të mundur, konsum minimal të energjisë elektrike për bizneset e tyre.