Sot opozita shqiptare zhvillon potestën e paralajmëruar në Tiranë.

Pjesë e protestës parashikohet të jenë edhe mjaft qytetarë që do udhëtojnë nga qytetet e tjera të vendit.

Shkodra njihet si një nga bastionet e së djathtës. Dhe pamjet e para mbërijnë nga ky qytet.

Një qytetare mban një pankartë në duar ku shkruhet: ‘Poshtë qeveria e hajnave dhe e narkomanëve’!

Qindra qytetarë nga ky qytet do të jenë pjesmarrës në protestë. Ata do të udhëtojnë edhe në mënyrë të organizuar me autobusë dhe furgonë, por edhe me mjete private.