Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur Italinë qendrore këtë mëngjes. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Rimini. Tërmeti u ndje nga popullsia në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.

Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.

Më pas kanë ndodhur të paktën edhe 6 goditje të tjera sizmike me epiqendër në Italinë qendrore dhe në Adriatik.