Kryeministri Edi Rama tha se edhe Partia e Lirisë ka marrë para ruse. Teksa fliste në Kuvend, Rama e quajti PL, ndryshe “Partia e Lekut”, duke e përfshirë në çështjen e financimit rus që sipas tij është duke vazhduar të hetohet. Rama tha se opozita ka marrë më shumë se 500 mijë dollarë për të bërë politikën e Putinit në Shqipëri.

Edi Rama: Ju keni dalë duarsh. Bedelë nuk shlyeni dot gjë. Historia e rublave është më e thellë se kaq. Misionin ua kanë dhënë që të vegjël te SHQUPI, iu kanë dhënë një dru që nuk dilni dot nga psikoza. Përse ua dhanë atyre ato para? 500 mijë dollarë, gjysmë milioni iu dhanë atyre për të rrëzuar qeverinë? çfarë kishin bërë? Një nga provat që ne dimë që kishin dhënë është bashkimi i votave me partinë e Putinit në Këshillin e Evropës? Pse i bashkuan votat me rusët? Pasi bashkuat votat atje, erdhën paratë këtej. Ato që dimë, se ato që nuk dihet do i dimë. Se kjo është diçka që vazhdon. Vazhdon edhe te Partia e Lekut, te ajo PL-ja./Dosja.al