Seanca e sotme e Kuvendit ku diskutohet pr/buxheti 2023 dhe u miratua kalimi me procedurë të përshpejtuar pr/ligji për portin e Durrësit përshkallëzoi në një gjuhë ofenduese jo parlamentare, jo të denjë për kuvendin.

Një nga këto debatet ishin dhe mes kryeministrit Edi Rama që fliste nga foltorja e Kuvendit dhe deputeti demokrat Ervin Salianji që fliste nga vendi.

Salianji fliste pa mikrofon, por gazetarja e Ora News Katerina Hysenllari zbardhi replikat.

Edi Rama: Jeni bedela

Ervin Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballe që s’pjerdhin për ty.

Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s’ke faj ke dite të vështirë.

Ervin Salianji: Nuk pjerdh une as për ty as për proceset e tua. Kërcëno ndonjë të mbaruar.

Edi Rama: Po të informoj se dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Ti je një bedel pasionant. Ti je si miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën.