Dy 13-vjeçarë kanë përfunduar në komisiariatin nr.4 të policisë pasi akuzohen se mashtronin persona të ndryshëm përmes një adrese që kishin hapur në Instagram. Të miturit kontaktonin burra të ndryshëm përmes Instagramit me emrin ‘Ana Shehu’ dhe u linin takim në një pallat.

Për tu ngjitur në katin ku ndodhej ‘Ana’, të interesuarit duhet të linin 150 euro në një zarf në hyrje të pallatit. Sapo personi që kishte lënë takimin ngjitej, të miturit futeshin në hyrje dhe merrnin paratë.

‘Klienti’ trokiste në derë dhe nuk i përgjigjej askush e më pas largohej duarbosh, pa Anën dhe pa paratë.