“Je si miza në të pasmet e kalit”/ Tensionet në Kuvend përplasin Ramën dhe Salianjin: Bedelë pasionant, s’keni din e iman

Tensione ka patur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës që ishte duke mbajtur kryeministri i vendit Edi Rama në foltore ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Evin Salianji, ai që e ka kundërshtuar.

Pas këtij kundërshtimi Rama sërish ka folur me gjuhë të ashpër ndaj tij, teksa kjo ka qenë retorika thuajse e përgjithshme e tij gjatë fjalimit.

“Dje kam fituar një proces tjetër për shpifje. Mos me bërtit. Jeni bedelë, dhe ti je një krye bedel pasionant. Ti je si miza në të pasmet e kalit. Rri aty se ke dhe ditë të vështirë sot dhe të mirëkuptoj dhe kujdes me fjalorin se je dhe afër dhe mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit. Ju bedela nuk keni din e iman, flamur dhe dinjitet, s’keni asgjë.”- tha Rama drejtuar Ervin Salianjit.