Edi Rama: Borxhi nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, është 68.8 sot dhe parashikohet të shkojë në 67.5. Rritja ekonomike këto vitet e fundit ka qenë më e lartë se huamarrja.

Pra, e rëndësishme nuk është sa borxh merr por sa prodhon për ta kaluar atë borxh. Rritja është mesatarisht 3.7 herë e zgjerimit të ekonomisë në raport me borxhin. Ky buxheti është dyfishi i vitit 2013. Vijojmë me bonusin e bebes, përveç indeksimit të pensionëve, do të vijojmë dhe me bonusin e fundvitit, në fillm të dhjetorit dhe jo në fund.

Gjithçka për pensionistët. Vazhdojmë me një shifër që është domethënëse, 76.1 miliard ishte kostoja e pensioneve në vitin 2013. Ndërsa sot arrin dyfishi. Kemi dhe bonusset për blerjen e shtëpive, që përfitojnë mjekët infemierët dhe të rinjtë.