Mos hapja e ciklit të studimeve doktoraturë në universitetin “Luigj Gurakuqi”, fakulteti ekonomik, ka sjellë reagimin edhe të deputetes Greta Bardeli. Kjo e fundit kërkon që drejtuesit e këtij universiteti të reagojnë pasi po rrezikohet penalizimi i “USH”. 

Statusi i plotë: 

 Si deputete e Shkodrës shpreh shqetësimin e thellë për situatën më të fundit në Universitetin e Shkodrës. Me këtë rast studentet,stafi akademik ashtu sikurse dhe opinioni publik ka të drejtë të dinë nga përgjegjësit direkt: 

Cilat janë arsyet që Universiteti “Luigj Gurakuqi” rrezikon hapjen e ciklit të tretë të studimeve (program doktoral), “Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm” në Fakultetin Ekonomik, i fituar dy vite më parë në një projekt Erasmus + MARDS ?

 Kush do të mbajë pergjegjësi nga mos zbatimi i tij brenda afateve të kërkuara nga projekti që financohet nga fondet e BE ?

Nëse situata nuk zgjidhet sa më parë penalizimi për Universitetin do të jetë një njollë e rëndë për Shkodrën!