Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim pune z.Alessandro Ruggera, drejtor i Istituto Italiano di Cultura a Tirana.

Bashkëbisedimi mes tyre kishte në fokus historinë e këtij bashkëpunimi dhe rrugët e reja që ridimensionojnë këto marrëdhenie. Shumë projekte të reja do të punojmë për t’i vënë në zbatim, duke i dhënë marrëdhënies mes Shkodrës dhe Italisë shkëlqimin që gjithmonë kanë patur në këto raporte miqësie si popuj u shprehen z.Spahia dhe z.Ruggera.