Personi që shihni në foto është Xherxh Gjergj Laçi.

Ky i fundit i cili mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh.

Xherxhi 52-vjeç u arrestua sot, teksa në banesë iu gjet dhe municion luftarak, ndërsa në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh Gjergj Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Këta të fundit kishin kohë që nuk frekuentonin shkollën.

‘Mos dilni nga banesa pasi ifektoheni’- u thoshte 52-vjeçari gruas dhe dy djemve të tyre, të cilët nuk kishin drita, ujë dhe televizor.

Ushqimet e tyre merreshin nga vetë kryefamiljari ose nga vëllai i gruas.

Ndërkohë kanë qenë banorët ata të cilët lajmëruan policinë për gjendjen e familjes Laçi.