Isa Rama shpall kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë Malësi e Madhe. Kjo e fundit sipas tij ka nevojë urgjente për menaxhim ndryshe pasi qindra familje janë larguar për shkak të qeverisjes së keqe.

Rama: Vendosa të kandidoj pas një reflektimi të gjatë me banorët ku jetoj dhe më gjerë. Malësia e Madhe ka nevojë urgjente për një menaxhim ndryshe.

Qeverisja e keqe e këtyre 8 viteve ka shkaktuar largimin masiv të qindra familjeve malësore, që pa shpresë janë detyruar të braktisin vendin.

Mendoj se jam njeriu i duhur për të ndryshuar rrënjësisht fatin e Malësisë. Ftoj anëtarët dhe simpatizantët e PD që në këto primare të më mbështesin me votën e tyre. Theksoj, do të jem në mbështetje të plotë të cilido fitues që del nga ky proçes. Thirrje demokratëve që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar me 12 nëntor.

Isa Rama ka qenë edhe një nga 3 kandidatët gjatë zgjedhjeve të fundit për kreun e PD dega Malësi e Madhe. Zgjedhje që dështuan për shkak të incidenteve në këtë zonë.
https://www.youtube.com/embed/Ye3Hrf4l7E4