Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në San Giorgio Monferrato, Itali.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka rënë nga çatia e një shtëpie në të cilën po punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

42-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nga kolegët e tij, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mësohet se 42-vjeçari u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash duke ndërruar jetë.