Gazetari Lutfi Dervishi me ironi ka komentuar sulmin e hakerave iranianë ndaj sistemit të të dhënave në Shqipëri. Duke i ndarë me pika, Dervishi liston me ironi të gjitha të dhënat që çuditërisht ende nuk ka dalë.

Hakerat iranianë, si rezultat i qëndresë tonë nuk kanë arritur të marrin:

1-Listën e 28 mijë dëshmorëve. 2-Listën e organizatës së veteranëve (për shkak të volumit të madh me informacion)
3-Emrat e anëtarëve të partive kryesore politike. (Qenia anëtarë në disa parti ka çorientuar tabelat e excel -it)
4-Listën e investitorëve strategjik. 5-Emrat e pronarëve dhe numrat e shasive të dumdumeve të tregut të Medresesë.
6- Listëpagesën e incineratorëve! 7-Listën e denoncimeve në SPAK. 8- Sasinë dhe vendnndodhjen e kazanëve të mbeturinave. 9-Menunë analitike të 100 fshatrave turistike.

10- Sasinë dhe plan shpërndarjen e pikave të karburantit në Rrugën e Kombit. 11 – Sasinë dhe dislokimin e gomisterive në autostraden Thumane-Laç 12-Sasinë dhe plan shperndarjen e varrezave të automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. 13-Titujt, tekstet dhe partiturat e këngëve të bëragati për ceremonitë e inaugurimit të veprave madhështore në liste pritje. 14- Procesverbalet e mbledhjeve të Bordit të Transparencës

15- Listën me 6 milionë turistë që vizituan Shqipërinë gjatë 2022! 16- Nryshimet e pritshme në kabinetin Rama
17-Listën e kandidatëve të primareve të opozitës