Alban Fetolli, mësues në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht është pezulluar nga puna, pasi u zbulua se ushtronte dhunë ndaj nxënësve. Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore Rajonale, ndërsa ndaj ktij ka nisur edhe një hetim disiplinor. Kanë qenë prindërit të cilët janë ankuar te drejtoria e shkollës, pasi mesuesi ushtronte dhunë sistematike ndaj nxënësve gjatë orës së mësimit.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar pohoi për mediat se mësuesi i ka goditur me bidonë uji, disa ditë më parë teksa ishin duke zhvilluar mësimin. Ndërsa ka theksuar se nga mësuesi Alban Fetolli janë dhunuar edhe 4 nxënës të tjerë, mes tyre dhe një vajzë.

Më herët në një komunikim telefonik, drejtorja e DAR, Vinjola Rota, tha se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës dhe po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko-social. Në këto momente qe po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”, tha Rota.