Shoqata e Biznesit ka paralajmëruar protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës, e cila do të zhvillohet nesër më datë 5 nëntor. Ata kanë deklaruar se çmimi i naftës është i papërballueshëm dhe se nëse qeveria nuk reflekton veprimet e tyre do të përshkallëzojnë në të gjithë Shqipërinë.

“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori. Do ti lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”, thanë në deklaratë.

Kërkesat e tyre për qeverinë:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant./ Dosja.al