Kryetari i bashkise Shkoder Bardh Spahia ne nje postim ne Facebook shkruan:

“Peshëngritja shkodrane ka një palestër të re dhe moderne.

Ju bashkova me kënaqësi inaugurimit të kësaj palestre që do të mbajë emrin e “Asim Belinovës”.

Tashmë sportistët e rinj dhe profesionist do të mund të stërviten në kushte bashkëkohore, duke garantuar për të tjera suksese të ekipit Vllaznia. Ky sport elitar që ka nxjerr emra të spikatur në arenën kombëtare e ndërkombëtare kam bindjen se do të vazhdojë të na bëjë krenar.”