Kukësi-Vllaznia 0-1 (Hakaj 42’)

Një perlë e Hakajt në fund të pjesës së parë i ka dhënë tre pikë të arta Vllaznisë në transfertën e Kukësit.

Shkodranët luajnë shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa vendasit mundohen që të reagojnë në të dytën, por Barbosa nuk arrin që të gjejë kuadratin.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e tretë në renditje, ndërsa Kukësi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.