Të dashur miq,

Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj thirrje demokratëve shqiptarë të bashkohen në zgjedhjen më demokratike që është bërë ndonjëherë për kryetarët e pushtetit vendor. Nuk kemi më kohë për të humbur me braktisje e negociata të pafrytshme. Kemi kohë vetëm për tu bashkuar në vullnetin e demokratëve për tu rikthyer në administrimin e bashkive, për t’i garantuar qytetarëve rikthimin e shërbimeve të munguara.

Çdo demokrat, banues në territorin e vendit tonë, ka vuajtur thellesisht vendimin e gabuar të bojkotit të zgjedhjeve vendore 2019. Ndërkohë që Tirana e pazareve të panumërta negocionte për të vazhduar të qendruarin në opozitë edhe 4 vite të tjera, qytetarët opozitarë kishin zero akses në bashkitë e vendit.

Demokratët janë shqiptarët dinjitoz e të zgjuar, janë njerëz të ndershëm dhe patriot, nuk pranojnë kurrsesi përsëritjen e skenarit të 4 viteve më parë. Dalja me 2 kandidatë e opozitës, i shërben vetëm Edi Ramës, për të marrë përsëri në tavolinë krerët e bashkive.

Jam e sigurt që baza e simpatizantëve dhe e antarëve të Partisë Demokratike, do të bashkohet vetë në çdo degë, pa patur nevojë për negociator, dhe do ta zgjedhin vete kandidatin e perbashket fitues të Bashkisë, pa u ndikuar aspak nga telefonatat e individëve pazarxhinj, pa vota e pa mbeshtetje, të cilët nuk përfaqësojnë më asgjë në PD.

Nëpërmjet primareve që do organizojnë demokratët e bashkuar, Kandidati do të pasqyrojë vullnetin dhe nevojat e bazës, nesër si Kryetar në pushtetin lokal.