Një shqiptar i dëshpëruar është përpjekur të ndalojë një autobus që transportonte azilkërkues. Arsyeja ishte e thjeshtë: brenda kishte nipin e tij. Ai kishte zbuluar se i afërmi po largohej pasi kishte parë një foto në faqen e parë të gazetës “Metro”.

Arben Halili, burri që bllokoi autobusin, tregonte me gisht dhe thërriste: Ky është nipi im! Ai i tha një gazetari të Sky News se zbuloi se familjari i tij po mbahej në kamp, pasi pa një foto të nipit 8-vjeçar në media. Fotografia e faqes së parë kishte shfaqur imazhin e djemve të rinj të ulur pas një gardhi me tela. Nipi i Arbenit mendohet se ishte mbajtur në kampin e Manston për më shumë se 3 javë.

MOMENTE të TRISHTA! Lutja e xhaxhait shqiptar në qendrën e

Fëmijët kanë qenë mes mijëra njerëzve të detyruar të flenë në objektin pa shtretër, pa ajër të pastër apo me dyer tualeti që mbyllen. Manston është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 njerëz për jo më shumë se 24 orë. Pas alarmit që u dha në media dhe thirrjes që bëri Sir Keir Starmer, kryeministri i ri Rishi Sunak nisi që të lëvizte. Udhëheqësi laburist tha se qeveria duhet të zëvendësojë Suella Braverman me një ‘sekretare të duhur të Brendshme’ dhe të heqë dorë nga përpjekja për t’i dërguar azilkërkuesit në Ruandë.

Kryeministri Sunak pranoi se kërkesat për azil nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga qeveria e tij, e shtoi se në fakt të gjithë ata që shkojnë në Britaninë e Madhe janë një problem serioz dhe në rritje. Ai gjithashtu pretendoi se politika e Laburistëve për reduktimin e migracionit është një ‘faqe boshe’.

Rreth 40,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin anglez që nga fillimi i këtij viti, ndërsa Braverman i ka hedhur benzinë zjarrit me komentin e saj, duke u shprehur se e gjitha ngjante me një pushtim. Vitin e kaluar u morën vetëm 14,000 vendime fillestare për azil, sa gjysma e nivelit të 6 viteve më parë. Tani duhen mbi 450 ditë për të përpunuar një kërkesë të vetme për azil.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, bëri një sulm të hapur ndaj zonjës Braverman, duke i bërë thirrje asaj të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve për të ‘arsyetuar dështimet e politikave’. Duke shkruar në Twitter, Rama bëri thirrje për ‘respekt të ndërsjellë’ teksa goditi ‘retorikën e çmendur’ për dështimin e politikave që ka zgjedhur qeveria britanike. Rama argumentoi se 70% e 140,000 shqiptarëve që janë shpërngulur në MB jetonin në Itali dhe Greqi dhe ata ‘punojnë shumë dhe paguajnë taksa.