Minat i gjeta një natë më parë / Gledis Kubazi : Doja ti thoja babait por atëherë erdhi policia

Ndërkohë djali i Petrit Kubazit, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallepët e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët deklaroi në sallën e gjyqit se i kishte gjetur një natë më përpara por pa e ditur se çfarë janë.

“I kam gjetur rastësisht një natë më përpara por nuk ia kam vënë rëndësinë dhe nuk e kam ditur se çfarë janë konkretisht sepse nuk i njoh. I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babain se çfarë janë por nuk kam patur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, mësohet të ketë thënë 20 vjeçari.

Ndërkohë gjatë seancës, avokatët mbrojtës Anton Kosteri dhe Edit Gyrçari kërkuan që gjykata e shkallës së parë të linte me masë sigurie “arrest shtëpie” 20 vjeçarin Gledis Kubazi dhe me të drejtë që të vijojë të ndjek shkollën e mesme. Nga ana tjetër një masë lehtësuese u kërkuar edhe për shtetasin Petrit Kubazi duke qenë se nuk ka patur dijeni për municionet. Nga tjetër prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir ndërsa është në gjendje të lirë djali i vogël duke qenë se është minoren.