Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka theksuar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Mjedisin dhe Trgetinë ka theksuar se çmimi i energjisë nuk është rritur.

Gjatë një debate me deputetët demokratë, ajo tha se çmimi i energjisë ëhstë “në dorë të Zotit”, ndërsa bëri me dije se konsumi ka rënë ndjeshëm.

“Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet, por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital infrastruktura e energjisë dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm”, u shpreh Balluku.