Duket si pa sens që trajneri ju shoqëron në garë në Europian, në një kohë kur ju i keni kërkuar që të mos jetë më trajneri i juaj?

Këtë gjë e ka kërkuar ai vetë në mënyrë miqësore, në mënyrë që të marrë honorare, pra pagesën nga klubi. Ka qenë një marrëveshje miqësore. Duke qenë që edhe Europiani ishte në Shqipëri, Kovaçi ka insistuar që të jetë i pranishëm në garë. Më pas në Lojërat Mesdhetare u shoqërova nga Bishanaku.

Kovaçi deklaron se ka qenë ai me ju në grumbullimin e Europianit dhe jo Sokol Bishanaku. Ndërsa thotë gjithashtu ka firmosur edhe në testin anti-doping…

Për sa i përket grumbullimit, këto janë thjesht pretendimet e tij dhe fjalë. Ndërsa nuk ka lidhje pjesa e firmës te kontrolli anti-doping, pasi bëhet fjalë vetëm për një formularë. Nuk është se ka firmosur për të marrë shpërblimin. Nuk kemi asnjë kontratë noteriale, gjithçka ka qenë një marrëveshje morale, e cila gjithashtu ka mbaruar në dhjetor, pasi i kam komunikuar se duhet ta mbyllim bashkëpunimin. E gjitha kjo është një situatë që nuk ndikon pozitivisht për mua, pasi jam në përgatitje për Botërorin dhe duhet që të jem i qetë.

Trajneri Kovaçi është shprehur se kishte vendosur të largohej vetë, por këtë vendim thotë se e kishte njoftuar pas Europianit…

Nuk e kërkuar ai, pasi unë ia kisha bërë të ditur që në dhjetor për mbylljen e bashkëpunimit për arsyet që i thashë edhe më lart. Madje trajneri ka dhënë dorëheqjen që vjet në Moskë. Trajneri bie në kundërshtim me fjalët e tij, pasi e vetë ka thënë se ka probleme me shikimin dhe e ka të pamundur. Pra atëherë është i paaftë për punë, përderisa nuk shikon. Që në Botëror i kam kërkuar, duke i thënë se në këto kushte je duke më dëmtuar dhe duhet të largohesh. Por ai më kërkoi në mënyrë miqësore për një pagesë në klub. Kaq është e gjithë historia dhe ky është realiteti.

Një tjetër pretendim i trajnerit është se nuk ka konsensus për prishjen e këtij bashkëpunimi para Europianit…

Unë nuk asnjë kontratë me trajnerin Zef Kovaçi, ky është vetëm bashkëpunim moral dhe unë mundëm ta ndërpres këtë marrëveshje. Siç kam bërë për arsyet që edhe përmenda. Edhe në të shkuarën, për shembull kur dola kampion Europe në vitin 2014, unë kam figuruar me trajner tjetër në klub te Vllaznia dhe shpërblimin të gjithin e mori Zef Kovaçi që nuk ishte pjesë e klubit. Pastaj këtë qershor trajneri Kovaçi ka marrë 20 milionë lekë shpërblim të vitit të kaluar, kur kishte kohë që nuk paraqitej në palestër. Unë jam një sportist që kam ndërruar 5 trajnerë dhe nuk është fundi i botës se ndryshohet një trajner. Unë nuk dua të punoj dhe nuk mund të vazhdohet me zor.