Per 45 vite me radhe ngjiti cdo dite te jetes se saj shkallet e ketij reparti. Kur hyri per here te pare ne ambjentet e pediatrise per te sherbyer ishte vetem 17 vjec e sot u kthye ne diten e fundit para daljes ne pension per te takuar koleget e per tu pershendetur me to. Per Fatbardhen kujtimet thuajse gjysem shekullore jane te shumta, por ato me te vecantat mbeten kur kalon ne rruge qe e ndalin prinderit duke I shpreh mirenjohje per punen qe ka bere me femijet e tyre, ndonese sic thote ajo mund te mos I mbaj mend si raste. Vitet me te veshtira mbeten 97-98! Ndonese ne ambjentet e punes kishte siguri, jashte thote Fatbardha duhej te ecje mes plumbash dhe terrorit.Per brezin e ri Fatbardha eshte optimiste, ne repartin ku ajo ka sherbyer thote se asnjehere nuk ka munguar humanizmi. Vete mosha e femijeve nga 0 deri ne 15 vjec e imponon ndjenjen e dhembshurise. Nga prinderit koleget dhe I gjithe stafi Fatbardha Musallari do te kujtohet si infermjerja e cila per 45 vite pa nderprerje sherbei ne 3 turne tek te vegjlit.