Çdo vajze 13 vjec duke nisur nga kjo jave mund te paraqitet prane qendrave shendetesore per te aplikuar vaksinen kunder kancerit te qafes se mitres! Shefja e sherbimit epidemiologjik ne Shkoder Dhurata Hysa ka bere me dije se aktualisht ne kalendarin e vaksinimeve kjo vaksine eshte vetem me 1 aplikim dhe eshte e detyrueshme.

Hysa tha se vaksina ështe certefikuar dhe ka garancine prej 1 dekade ndaj nuk duhet te kete medyshje per ta aplikuar! Prej 1 jave po behet edhe trajnimi i stafit shendetesor ne menyre qe te nise sa me pare! Kete te merkure vaksina ka mberritur ne shkoder dhe pritet vetem nisja e ketij procesi ne baze edhe te kalendarit te vaksinimit! Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë!