Ai është 49 vjeç por nuk i ka varur këpucët në gozhdë. Altin Xhahysa ish futbollist i Vllaznisë në kohën që u shpall kampione rikthehet në fushë në kategorinë e dytë

Ky shkelmim topi nga Altin Xhahysa nuk është një ceremoni lamtumire nga futbolli por fillimi i një tjetër ndeshje ku 48 vjeçari do të luajë plot 90 minuta në formacion.

Ish kampioni i Shqipërise me Vllazninë dhe fituesi i Superkupës, është rikthyer pas 13 vitesh të luaje serish në futbollin profesionist, në kategorinë e dyte me Aden e Velipojës. Ai mban rolin e trajnerit dhe njëkohësisht është edhe sulmuesi i ekipit. Megjithëse për pak ditë mbush 49 vjeç, vitet për të duken vetëm shifra sepse jo vetëm luan rregullisht por  në këtë moshë tenton akrobacirat dhe golat spektakolar.

Dikur këmbëshpejti i Vllaznise ndërsa sot, Xhahysa i çudirave, thotë se trupi ia lejon akoma të luajë futboll.

Nëse Xhahysa i madh luan në sulm, në mesfushe është një tjetër Xhahyse, nipi i tij  Rigersi, 27 vite me i ri.