Bashkia e Vaut të Dejës paguan 17 punonjës për konviktin e shkollës së mesme profesionale kombëtare “Ndre Mjeda”në Bushat. Por pas denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike se punonjësit nuk shkojnë në punë, SYRI TV bëri një vëzhgim te konvikti. Duke nisur nga roja, kujdestarët e deri te drejtuesit nuk gjenden në detyrë. Në konvikt nuk ka as nxënës, ndërsa objekti duket i braktisur pasi dyert janë të hapura dhe mund të futet kushdo në çdo orë të ditës.

Nga SYRI TV

Por a shkojnë në punë, 17 punonjësit e konviktit të shkollës “Ndre Mjeda” në Vaun e dejës dhe a ka nxënës në këtë konvikt, siç pretendon zv.kryetari i bashkisë Kristian Shkreli? SYRI TV bëri një vëzhgim në këtë institucion për të parë nga afër situatën. Fillimisht, hyrja në konvikt mund të bëhet nga kushdo, pasi nuk ka asnjë roje, ndërkohë që bashkia paguan në bordero tre persona si roje, të cilët do të duhet të ruanin jo vetëm objektin por edhe jetën e fëmijëve.

Pra, siç shihet në ambientin e jashtëm të konviktit mund të futet kushdo. Por a ka punonjës brenda në konvikt?

Dhe pasi hyn në hollin e konviktit, çdo kush që dëshiron, mund të ngjitet edhe në dhomat, ku presupozohet se do të duhet të kishte nxënës, por asnjë prej tyre nuk gjendet.

Roje nuk ka, kujdestar nuk ka, nxënës nuk ka, në këtë instutucion nuk gjen asnjë nga 17 punonjësit e tjerë, të cilët paguhen nga bashkia për t’u shërbyer nxënësve.

Më herët Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht se në konviktin e shkollës “Ndre Mjeda” jo vetëm që janë kryer punësime fiktive të të afërmëve të drejtuesve të bashkisë, por njëkohësisht, asnjë prej të punësuarëve nuk kryen detyrën e tij, siç u tregua edhe në vëzhgimin tonë.

© SYRI.net