Pedagogët i kanë vendosur sërish ultimatum kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, duke thënë se ka kohë deri në orën 16:00, ditën e nesërme për të plotësuar kërkesat e tyre.

Ata paralajmërojnë se në rast se nuk marrin përgjigje, do të hyjnë në grevë urie. Sipas tyre, paraprakisht do të jetë grevë simbolike, me 10 persona.

‘Presim përgjigje nga qeveria deri në orën 16:00, më pas do nisim grevën e urisë, do jetë simbolike e përbërë nga rreth 10 pedagogë.’- u shprehën ata.