Cilët janë politikanët që përfituan miliona nga skema e BE në bujqësi

Eriona Kokoneshi, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi është një ndër përfituesit e skemës së IPARD. Ajo ka përfituar, një mbështetje totale prej 45 mijë eurosh investim per blerje pajisje dhe makineri linje prodhim vere. Këto janë vreshtat e kryetarit të bashkisë së Divjakës ku do të implementojë paratë e fituara. Bashkëshortja e kreut të bashkisë së Divjakës është në konflikt të pastër interesi, pasi 25% e fondeve dhe më konkretisht 11 mijë euro që do ti falen janë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e BE-së.

Ndryshe nga fermerët e Divajkës që nuk kanë mundur ti afrohen skemës së IPARD, nga thirrja e dytë e kësaj skeme ka përfituar edhe nipi i kreut të bashkisë së Divjakës, Andi Kokoneshi. Ai është mbështetur me 32 mijë në sektorin e qumështit. Dash Peza, një ndër emrat më të njohur të partisë socialiste ka përfituar një shumë të majmë prej 222 mijë euro për diversifikimin e fermës së njohur në pezë “Il PAESE”. Investimi do të përdoret per zhvillimin e turizmit rural, restaurimin e godinës ekzistuese dhe ndertimi i nje Guest-House . Edhe në këtë rast ish-deputeti ka përfituar 60.7 mijë euro nga buxheti shtetit që do ti fallen në fund të investimit.

Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, i njohur më së shumti si kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka përfituar rreth 48 mijë euro mbështetje për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr. Në të njëjtën thirrje edhe Elda Alia, kontaktet e së cilës rezultojnë të jenë të shënuara si të dhëna zyrtare të “Fermës 100”, është shpallur fituese e plot 121 mijë euro. Me këto para ajo pretendon se do të krijojë nje pemtari me bajme dhe lajthi, do të blejë traktor dhe agregate bujqesor si dhe do të ndërtojë dhoma të reja. Edhe në këtë rast adresa është e njëjtë me atë të “Fermës 100”, në Vaqarr.

Duke qëndruar tek lidhjet e politikës që mund të kenë favorizuar në përfitimin e parave falas nga skema e IPARD “Myzo clean” një kompani e krijuar me 5 qershor 2020, ka përfituar plot 300 mijë euro. Ndonëse vetëm në jë fjali në fund të objektit të kësaj kompnaie e ka të shënuar se do të merren edhe me mbarështim, pikërisht për këtë gjë ka përfituar fondin bujar të IPARD. Kompania rezulton të jetë 70% në pronësi të Klajdi Myzaferaj, cili rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste të Vlorës.

Marrë nga TOPCHANNEL