Vetëm një ditë më parë i kisha dërguar në park, ndërsa tani nuk janë më”. Me duart që i dridhen dhe sytë e kuq nga dhimbja Ardian Hyseni, babai i 3 prej viktimave dhe gjyshi i 2-vjeçarit të aksidentit tragjik të ditës së diel në Itali, tregon detajet dhe momentet e fundit të të dashurve të tij. Në aksident humbën jetën në makinën që drejtohej nga dhëndri i tij vajza 22-vjeçare me djali i saj 2 vjeç, djali i tij 12 vjeç dhe vajza 8 vjeçe. Ndërsa Orjol Lame, dhëndri 32-vjeç, u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Reggio Emilia.

Hyseni tregon telefonin me fotot dhe videot e të vegjëlve të tij. Ardian Hyseni i kthen shpinën fshatit dhe nuk dëshiron të përballet me pamjet e automjetit të aksidentit të tmerrshëm të mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, në Via Emilia. Nuk do të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur, foton e të cilit e mban si profilin e tij në Facebook.

Ai i përkujton ato momente të mallkuara, aty, në trotuar, dy hapa nga vendi ku tragjedia ndodhi.

Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë. Ata shkuan të hanin sushi. Në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”, rrëfen ai për mediat italiane.
Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan të vinin nga Parma – ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë. Në momentin kur mori lajmin Anjeza nuk i bëri ballë. Ai humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Për këtë u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Parma.
“Një tragjedi pa asnjë shpjegim”, thotë Ardiani, duke tundur kokën pa ndalim. Por ai nuk është vetëm. Me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë ardhur disa të afërm nga Vicenza.