Një operacion në Shkodër ditën e sotme me mbështetjen e FNSH dhe RENEA ka çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, si dhe procedimin e dy të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një personi të pestë, teksa janë sekuestruar 2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp, për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim.