Briken Sanaj, 39-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranë, kishte qenë në një dasmë në Lezhë. Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se autorët dyshohet ta kenë ndjekur viktimën deri në zonën e Kodrës së Diellit, aty ku zbrazën breshëri kallashnikovi.

Sipas gazetarit, në vrasje dyshohet se morën pjesë 2 persona, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Megjithatë momentalisht si identiteti i autorëve ashtu sikurse edhe motivet mbeten mister.