Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët me një foto nga Dibra. Me anë të një postimi në Facebook, Rama nuk ka lënë as pa sulmuar opozitën duke e quajtur e djathta e rublave. Po ashtu sipas tij, Dibra ka qenë vend i braktisur nga qeveria e atëhershme që sot është në opozitë.

Njoftimi i Plotë:

MIRËMËNGJES dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur