Kozeta Mamaqi, nëna e ish deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ka prekur me një dedikim të ndarë në Facebook për të birin që nuk jeton më.

“Shpirti im, gjithcka e parandjeve, sepse e njihje jetën gjer në kapilarë. E njohe të mirën dhe të keqen që kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aq shumë dhimbje… Ike për të më lënë mua me shpirt të vrarë e mall pafund për ty, i miri im… Sa mall shpirt… Ike për të mos u kthyer, ndërsa unë pres, pres, pres… Të dua shumë…!” shkruajti nëna e Sokol Olldashit.

Ajo ka shpërndarë një prej poezive të Olldashit ku shkruante për largimin nga kjo botë që ai e quan të ligë dhe hipokrite.