Vllaznia është një nga pretendentet e këtij sezoni në kampionatin shqiptar. Shkodranët, në këto javë të para, kanë bërë disa paraqitje me ulje-ngritje, gjithsesi ia kanë dalë të jenë në 5 vendet e para. Presidenti i këtij klubi, Alban Xhaferri iu përgjigj pyetjeve të bëra në emisionin Sport News në News 24, duke shuar kuriozitetin e publikut.

“Barazimi me Erzenin- Po menaxhonim mirë ndeshjen, pasi ishim 2-0. Duhet përqëndrim maksimal në minutat e fundit.

Shifrat- Mendoj që ky është kampionat që nuk ka emra të përveçëm. të gjitha ekipet janë të forta. Ka ekipe si Egnatia, apo edhe Erzeni që është surpriza e kampionatit. Mendoj se pikët nuk janë problematike dhe aq shumë në këto momente. Akoma jemi në fillimin e kampionatit. Mendoj që ka akoma kohë që ekipi të tregojë përformancën e vet dhe në bazë të saj do të shihen rezultatet. Ne duhet të bëjmë mirë dhe të jemi të përqëndruar deri në vërshëllimin finale të arbitrit.

Rivalët- Erzeni ka grintë të jashtëzakonshme. Edhe Egnatia luan një futboll të bukur, Bylis nuk i meriton ato pikë që ka, por më shumë. Nuk dua të përmend një skuadër me emër të përveçëm.

Luhatjet- Ne kemi patur disa probleme. Fillimisht na u dëmtuan disa lojtarë, mund të themi 5 deri në 6. Siç e thashë edhe më përpara, ekipi ka nevojë për më shumë përqëndrim dhe punë.

Titulli- Ne duhet të mendojmë vetëm për 3 pikët dhe për ndeshjen e radhës. Ne kemi vite që mendojmë vetëm për titullin. Nuk duhet të jemi euforik. Ne duhet thjeshtë të punojmë fortë. Kur punon shumë, rezultatet vijnë” – Tha ai.