Nuk ka kaluar shumë që kur “Homeland Justice” nxorri të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama, e tani kanë bërë goditjen e radhës. Sot, kanë ndarë disa foto dhe sigurisht dokumenta që i kanë marrë nga shërbimet e shtetit, ose të paktën ashtu pretendojnë. Kësaj herë kanë nxjerrë dokumentet për të gjitha mjetet që qarkullojnë në Shqipëri, e detaje specifike si psh: Targa, pronari, modeli, kapaciteti, adresa, lloji i mjetit, modeli, viti dhe ngjyra. Pra gjithçka!

Dhjetra faqe dokumente i kanë shoqëruar me një koment të shkurtër.

HomeLand Justice rikthehet shpejt! Tani nxjerr dokumentat e makinave që

Për të mbështetur popullin tonë, ne nuk do të lejojmë që komunizmi të ringjallet në Shqipëri,”-shkruan HomeLand Justice. Deri më tani lidhur me publikimet e reja, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e asnjë prej institucioneve të shtetit, ndërkohhë që edhe kryeministri Edi Rama ende nuk e ka komentuar ngjarjet.