DETAJE / I riu nga Lezha u qëllua nga një “Audi i zi”, mjeti u zhduk për sekonda, kaloi kundravajtje…e gaz!

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vrasjen e ndodhur tek Kodra e Diellit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjë me dije se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e një prej zonave më të sigurta të Tiranës, kur pranë Briken Sanajt është afruar një mjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë. Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku dhe si pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend.

Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë.

Ndërkohë që dikush tjetër ka tentuar që t’i shpëtojë jetën dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu ka mbërritur pa jetë në dyert e spitalit.