Futbolli shqiptar regjistron një episod tjetër të shëmtuar. Një javë pasi drejtuesit e Bylist sulmuan verbalisht delegatin e ndeshjes Vllaznia-Bylis, po në Shkodër por këtë herë tifozeria vendase bëhet protagoniste.

Në minutën e fundit shtesë, e konsultuar edhe me sistemin VAR, arbitrja e seksionit të Elbasanit, Antoneta Rusta caktoi 11-metërsh për Erzenin duke ngjallur zemërimin e tifozëve në shkallë.

Fakti që ajo është femër nuk e zbuti aspak zemërimin dhe nuk e mbajti dorën e shkodranëve. Faqja “Sport nga Bajraktari” publikon këtë video;