Në fshatrat e Postribës duan të ikin thuajse të gjithë.

Varfëria është e tejskajshme në familjen me 6 anëtare të Dashamir Pangaj, madje edhe shtëpinë ia kanë ndërtuar komshinjtë emigrantë.

Ndërsa nëna 80-vjeçare Fatime Hyseni duhet të përkujdeset për djalin e saj të sëmure, të cilin e mban të mbyllur në një dhome.

Ky është realiteti në fshatin Rasek të Postribës, vetëm pak minuta larg qytetit të Shkodrës. Me të rinj të cilët kanë emigruar masivisht duke braktisur fshatin, të moshuar që nuk sigurojnë bukën e gojës dhe të sëmure të cilët nuk kanë asnjë lloj përkujdesje./TopChannel