Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, për udhëtimet me charter. Rama, përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’, shkruan se të gjitha ato që janë përfolur për udhëtimet e tij janë shpifje. Kreu i Qeverisë ka bërë publike shpenzimet që ka kryer ai dhe Berisha, në kohën kur ka qënë kryeministër. Sipas shifrave të Ramës, Berisha ka shpenzuar 4 herë më shumë se ai.

POSTIMI I RAMËS:

Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2010 – 251.365Lek të reja 2021 – 64.972Lek të reja

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me “CHARTER – 0000” që në total janë 274.

Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.