Prekëse/ Viktima dhe autori ishin shokë, në ceremoninë e varrimit familja i fal gjakun e të birit

Familja nga Kosova ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi i cili humbi jetën mbrëmjen e së të mërkurës si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Merdarë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete dhe një biçikletë ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën. Në një video të shpërndarë të rrjetet sociale, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30 vjeçarit, i cili u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme.

Familja Halimi dhe Musa janë fqinje dhe viktima, Adnan Halimi, ka qenë shok me autorin i cili shkaktoi aksidentin.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJetanPodujeve%2Fvideos%2F545637364233831%2F&show_text=false&width=560&t=0