Policia ka shpallur ne kerkim autorin qe qelloj pas konfliktit me dy vellezerit prane kryeqezimit te Prek Calit ne Shkoder.

Burimet bejne me dije se policia tashme ka identifikuar autorin dhe dy vellezerit.

Behet fjale per shtetasit : Ardian kiri, David kiri dhe Kristian fermosi

Njoftimi i Policise

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.