Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillojnë një takim ditën e sotme.

Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus janë zgjedhjet vendore të 2023. Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë së bashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale.