ALARM mjedisore ne Shkoder / Ja cfare ndodhe cdo nate

ALARM !

Cdo nate ne Shkoder vjen nje arome te djegunit, nje ere karboni e cila asht kancerogjene dhe teper e damshme per shendetin tone.
Cdo nate ne pjesen e Kuçit afer lumit Kir dhe tek varrezat e deshmoreve po afer lumit Kir djegen mbeturina dhe goma makinash te cilat krijojne nji re kancerogjene deri ne qytetin e Shkodres (mund te dallohet ne foto).

Jane ba me dhjetra e dhjetra lajme nga gazetaret dhe shoqnia civile dhe nuk e kuptoj pse nuk zgjidhet nji here e mire ky problem!

Institucionet mjedisore, Bashkia, Prefektura dhe Qarku duhet me reagu sa ma pare e jo thjeshe instervista qe nuk jane aspak zgjidhje per kete problem! Duhet reagim, monitorime e gjoba per keto persona dhe biznese qe jane duke shkaktu cdo dite e nate kete katastofe te vertete mjedisore dhe te demshme per shendetin tone!