Akil Tasi Kosta u largua nga Shkodra që kur ishte 21 vjeç. I lindur në një familje të përndjekurish politikë, Akili emigroi drejt Greqisë, ku punoi për më shumë se dy vite si kamarier. Atje u njoh me një vajzë holandeze, me të cilën u largua më pas drejt Holandës ku jeton ende dhe sot.

Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Akili rrëfeu se vitet e para ishin shumë të vështira. I duhej të bënte dy punë pasi siç theksoi ai, duhej të mbante dhe familjen që kishte në Shkodër. Gjatë kësaj kohe, ai pati mundësinë që të blinte restorantin La Dolce Vita ku po punonte.

9 vitet e para kam punuar në Philips ndërsa dhe darkave në restorante greke dhe italiane. Mbaja me bukë dhe familjen në Shkodër. Më pas arrita të kaloj te “La Dolce Vita“, restoranti që kam sot. Babi i vajzës me të cilën isha më ndihmoi për ta blerë”, theksoi mes të tjerash Akili.

Në fillim, për shkak të ndryshimeve që bëri në menu, klientela iu largua. Por, më pas,restoranti  ra në sy të Lekker 500, një reviste që vlerëson restorantet më të mira të vendit. Për më tepër, ai tregoi se restoranti është vlerësuar nga ambasadori italian në Holandë me çmimin “Marchio Ospitalità Italiana”./.abcnews.al