VIDEO / Kopshtet e fëmijëve në gjendje të mjerueshme në Vaun e Dejës

Kopshtet në bashkinë e Vaut të Dejës janë në gjendje të mjerueshme. Syri Televizion ka kryer një vëzhgim në disa kopshte, ku bie në sy lënia në harresë e tyre, ku infrastruktura e godinave rrezikon jetët e fëmijëve.

Nga SYRI TV

Ne një kohë kur viti i ri shkollor ka me shumë se një muaj që ka nisur, infrastruktura e godinave të kopshteve në bashkinë Vau Dejës është jashtë çdo standarti.

Syri TV, ka vëzhguar nga afër gjendjen e kopshteve në disa prej zonave të kësaj bashkie. Ndalesa e parë ka qenë fshati Kukël, ku godina e kopshtit është tërësisht e braktisur.

Edhe në fshatin Rranxa të njësisë Bushat në bashkinë Vau i Dejës, gjendja është pothuajse e njëjtë. Përveç braktisjes së kopshteve nga mungesa e kushteve, shfaqet një tjetër problematikë, ku muri anësor në rrezik shembjeje, rrezikon të miturit.

Fëmijët e këtyre zonave rrezikojnë çdo ditë jetën, ndërkohë që pushteti vendor përballë kësaj problematike hesht duke i lënë të vegjlit në mëshirë të fatit.

© SYRI.net