Pas publikimit të të dhënave personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo, faqja e hakerave iranianë, ka publikuar edhe të dhënat e bashkëshortes së tij, Miranda Bendo.

Në të dhënat e publikuara, ashtu si për kreun e SHISH, shfaqen hyrje-daljet kufitare të bashkëshortes së tij gjatë viteve të ndryshme. Të dhënat e publikuara mbi Bendon, hakerat i kanë shoqëruar me shprehje nga Bibla.

“Ose ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem. Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”-thuhet në publikimin e bërë.