Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka këshilluar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, duke sugjeruar heqjen e karikuesit nga priza pasi tableti të jetë karikuar plotësisht. Sipas Ministres, këto veprime të vogla, bëjnë ndryshim të madh në kursimin e energjisë.

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë! Nuk harrojmë për asnjë moment kursimin e energjisë. Veprime të vogla që bëjnë ndryshimin e madh. Kursejmë që të kemi energji. Hiqeni karikuesin nga priza pasi tableti juaj të jetë karikuar plotësisht. Kursejmë energjinë që ta kemi”, ta Balluku në rrjetin social Facebook. Po ashtu, Ministrja ka sugjeruar fikjen e dritave pas daljes nga dhoma, zëvendësimin e llambave të zakonshme me llamba LED.