EMOCIONUESE/ 600 000 Euro për 33 ore / Ja djemte që e bëne realitet shumën për Klevisin

Mbrëmjen e djeshme u shfaq një ndjenjë unike solidariteti, duke tejkaluar çdo gjë të parë më parë.

Përkundër mosbesimit, shuma prej 600 mijë eurosh u sigurua falë përkushtimit dhe vendosmërisë së një grupi të vogël të rinjsh që ndjekin rrjetet sociale. Sipas deklaratave të ndjekësve , meritojnë të shpallen heronj të rinjtë shqiptarë që kanë bërë thirrje për donacione dhe kanë dhuruar shuma të mëdha parash për shërimin e Klevisit.

Bëhet fjalë për Alex Vishën, i cili raportohet se ka qëndruar zgjuar për 24 orë duke mbledhur donacione, Ideal Domin, Rudian Balliun, Fabio Dushkun, Flori dhe Dijonis Biba.

Grupi i djemve ka qenë në rrjetin social prej 33 orësh dhe ka bërë të mundur grumbullimin e 300 mijë eurove për të plotësuar shumën për 20-vjeçaren që ndodhet në koma.

Të gjithë jemi shumë mirënjohës për situatën e krijuar ku dikush ka nevojë për ndihmë.

Familjarët e të riut, si dhe qytetarët shqiptarë që morën një leksion të vyer solidariteti janë të qetësuar.

Ky është një shembull i shkëlqyer i rinisë në këtë vend.

Djemtë shqiptarë që treguan se TikTok nuk është thjesht një aplikacion argëtues dhe për shkak të bujarisë së tyre do të mbahen mend gjatë në kujtesën e donatorëve shqiptarë.